fbpx

“Disoni Restaurant”, vendi ekskluziv në zemër të Zvicres ku hahet dhe shërbehet shqip

nga Revista Kosovarja

“Disoni Restaurant” është oaza shqiptare në zemër të Zvicres. Ky restaurant shërben shqip, kuq e zi, me zemër.

Disoni Restaurant”, është histori suksesi, pasi shpejtë ka arritur të shndërrohet në pikë-takimin e shumë njerëzve, tashmë klient të rregullt, të cilët shkojnë aty për dhjetra arsye të forta.

Restauranti ka pronar shqiptar, frymon shqip, ani pse pret e përcjell mysafir të shumë nacionaliteteve, që mbesin të habitur nga arkitektura, dizajni, arredimi dhe mbi të gjitha mikëpritja dhe shija unike e gatimeve të lloj-llojshme.

Po, kjo është pika e fortë e “Disoni Restaurant”, që po tërheq si me magnet klientët për shkak të gatimeve tradicionale shqiptare me shije 100 % origjinale dhe servim autentik e të pa parë më herët në Zvicër.

Mërgimtarët tashmë e kanë një adresë që përmbush kërkesat e tyre të kulinarisë dhe jo vetëm, pasi tek “Disoni” gjejnë edhe ambientin e këndshëm, të bukur, modern dhe të ngrohtë.


Restauranti është hapur shtatorin e vitit të kaluar, punon me kapacitete njëqind për qind, gjithashtu bënë edhe organizimin e ahengjeve të ndryshme, ndërkohë që menuja përmban ushqime tradicionale shqiptare dhe përgjjthësisht është “steak house”.

Disoni Restaurant”, vizitohet edhe nga të famshmit dhe disa prej tyre që kanë provuar ushqimet e mrekullueshme janë Mozzik, Ledri Vula, Getinjo, etj.

Arsyet për ta vizituar janë të paunëmrta, apo jo?


Disoni Restaurant
Talstrasse 31 Freienbach, Sewitzerland

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]