Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dita e Çlirimit të Prishtinës, komuna organizon një sërë aktivitetesh

nga Revista Kosovarja

Komuna e Prishtinës, me rastin e Ditës së Çlirimit të kryeqytetit, 11 qershorit, organizon një varg aktivitetesh që do ta shënojnë këtë ditë.

Aktivitetet nisin me homazhe në varrezat e dëshmorëve në kryeqytet, për të vazhduar pastaj me seancë në Kuvendin Komunal.

Në orën 12:00 do të ketë një parakalim të ushtarëve të FSK-së së bashku me fëmijët, nga Hotel Grand deri tek sheshi “Skënderbej”.

Të gjitha aktivitetet do të përmbyllen në orën 20:45 me një koncert të madh që do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, ku do të performojnë emra të njohur të muzikës.

Moneytizer Paragrafi 4

Dita e Çlirimit të Prishtinës është ditë manifestimi për të kujtuar 11 qershorin e vitit 1999 kur forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) hynë në Prishtinë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]