Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dita e Kosovës: Dardanët janë mysafirë të Irlandës së Veriut në Ligën e Kombeve

nga Revista Kosovarja

Kosova do të rikthehet sot (e shtunë) në aksion për të zhvilluar pjesën e mbetur të ndeshjeve në Ligën e Kombeve.

Përfaqësuesja jonë është mysafire e Irlandës së Veriut në takimin që fillon në ora 18:00, e që luhet në kuadër të Ligës C, Grupit të 2-të.

Dardanët për këtë ndeshje do të kenë mungesën e Amir Rrahmanit që është i lënduar, derisa pjesë e skuadrës (të konfirmuar më herët) nuk do të jenë as Mërgim Vojvoda, Leart Paqarada dhe Shkëlqim Vladi.

Ekipi i Kosovës tashmë gjendet në Belfast dhe dje (e premte) kompletoi stërvitjen e fundit para ndeshjes.

Moneytizer Paragrafi 4

Skudra jonë do të tentojë që nga ky takim të largohet me tre pikë, pasi aktualisht ka gjashtë, gjashtë më pak se Greqia që është lider, ndërsa katra më shumë se Irlanda e Veriut dhe Qipro.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]