Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ditëlindja e 80-të e Robert De Niro, darkë në Nju Jork me një sërë emrash të njohur

nga Revista Kosovarja

Aktori i njohur Robert De Niro zgjodhi të festonte ditëlindjen e 80-të tij duke shtruar një darkë ku të pranishëm përvec familjes ishin edhe emra të tjerë të showbizit.

Mbi artikull

Mediat e huaja shkruajnë se aktori i njohur kishte ftuar në darkën e mbajtur në qytetin e Nju Jorkut personalite si Leonardo DiCaprio, regjisorët Martin Scorsese, Francis Ford Coppola dhe George Lucas por edhe ish-guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo.

De Niro ka marrë mesazhe të shumta urimi për ditëlindjen nga miq të showbizit dhe personazhe të tjerë të njohur në të gjithë botën.

Profesionist i gjithanshëm dhe obsesiv, italo-amerikani ka lënë gjurmë të thella në historinë e aktrimit.Për herë të parë në skenë në moshën 10-vjeçare në një shfaqje shkollore të “Magjistarit të Ozit”, De Niro mbetet një nga aktorët më të mirë në historinë e kinematografisë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]