Korsetët janë një element shumë i popullarizuar i veshjes. Kjo i lejon një gruaje të duket me stil, seksi, moderne dhe të tërheqë shikimet admiruese të të tjerëve.
Korsetët janë rikthyer fuqishëm në modë dhe tani po vishen pothuajse në çdo rast. Në Kosovë po realizohen korsete unike, kreative, shik dhe tejet cilësore.
Dy dizenjatoret e modës nga Peja, Migena Kelmendi dhe Bleona Nikqi, kanë rikthyer fuqishëm modën e korsetëve me propozimet e tyre mahnitëse.
Pejanet e talentuara janë partnere në bzines dhe deri më tani kanë krijuar dhjetra korsetë interesant dhe tejet sensual, duke i bërë femrat t’i dashurojnë edhe një herë korsetët dhe të gjejnë mënyra unike për t’i kombinuar ato.
Dyshja kanë biznesin e tyre privat “M&B fashion” dhe pos korsetëve të formave, madhësive dhe ngjyrave të ndryshme, punojnë edhe fustane modelesh të ndryshme dhe veshje të tjera.
Dizenjatoret e korsetëve së shpejti do të hapin edhe dyqanin e tyre në Pejë, pasi momentalisht punojnë vetëm online.