Moda eshte art, është shkecë artistike. Moda është përdorim I perditshëm. Stili, moda, shija, kultivohen, evoluojnë, avancojnë, ndryshojnë dhe përshtaten.
Goditës duket të jetë koleksioni i fundit i fustaneve glamuroz nga dizenjatorja Mervedete Bytyqi, që njihet për lansimin e kreacioneve dhe koleksioneve të spikatura.

Edhe këtë herë fustanet e dedikuar për mbrëmje përqojnë dozën e elegances, ngërthejnë në vetë shijen e hollë dhe fine të artistes.
Materialet me të cilat është punuar ky koleksion duken ekskluzive dhe të shtrenjta dhe kjo reflektohet edhe në fotografi. Gjithçka është ideuar dhe konstruktuar që forma e trupit të femres të vihet në pah dhe pamja e jashtme të marrë shkëlqim.
Dizenjatorja Mervedete Bytyqi tregon se fustanet janë komercial dhe se secilit i ka dhënë vetë jetë, pasi të gjjthë stafin e atelesë e kishte me Covid-19 në kohëm që po e sillte në jetë këtë koleksion shkëlqyes.

Siç kuptojmë, të gjithë tashmë janë shitur, por mund të krijohen duplikate në bazë të porosisë. Për detaje mund të shkruani në këtë Instagram.



Seti fotografik është realizuar në restaurantin ekskluziv “Enoteka” në Suharekë, në këndin ku fermentohet vera, në një vend shumë të ndjeshëm dhe që i është përshtatur mirë koleksionit.

