Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Djali i dajës së Ardian Gjinit rahatohet në Bordin e Telekomit

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Kosovës ka emëruar sonte në një mbledhje virtuale bordin e përkohshëm të Telekomit të Kosovës.

Mbi artikull

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se njëri prej anëtarëve të emëruar Blerim Shehu, është djali i dajës së kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Ai në rrjete sociale ka të publikuara shumë fotografi me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Moneytizer Paragrafi 4

Qeveria e Kosovës ka emëruar Bordin e përkohshëm të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”.

Siç është njoftuar nga Zyra e Kryeministrit, emërimi i këtij bordi ka ardhur pas një mbledhje elektronike.

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës Sh. A”, përbëhet nga:

Mehmet Berisha, kryesues

Kushtrim Krasniqi, anëtar

Teki Shala, anëtar

Blerim Shehu, anëtar.

“Emërimi i këtij bordi është bërë në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndërmarrjet publike dhe pas dorëheqjes së Bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje. Ky bord i përkohshëm do të shërbejë në cilësi të Bordit të drejtorëve derisa të zgjedhet Bordi i përhershëm”, thuhet në njoftim.

Emërimi i këtij bordi ka ardhur 3 ditë pasi ai i kaluari ka dhënë dorëheqje pasi përmbaruesi tërhoqi nga xhirollogaria e kësaj ndërmarrjeje të gjitha mjetet që posedonte.

Gjatë kohës sa Ramush Haradinaj ka qenë kryeministër në Tekomin e Kosovës janë punësuar familjarë të deputetëve nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe anëtarë të shumë të kësaj partie.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]