fbpx

Djali i Genc Prelvukaj maturant, në mbrëmje përcillet nga babai dhe Eni Koci

nga Revista Kosovarja

Këngëtari i njohur Genc Prelvukaj pak minuta më parë ka ndarë një postim mjaftë të veçantë në rrjetet sociale.

Djali i tij Gjini kishte mbrëmjen e maturës e për këtë Genci ka thur fjalët me të bukura duke uruar suksese në rrugëtimin e dijes, shkruan “Kosovarja”.

“Dy dite me pare, Gjini e kishte mbrëmjen e maturës. Tanimë është rritur, është bere burrë i mire e i urte, ndërsa unë tejet krenar me te. Krahas tjerash është shoku im i ngushte, me te cilin kemi kaluar e thyer me mijëra sfida bashke. Djalë i mbare Gjin, uroj qe një dite, i plakur e me rrudha ti puthi fëmijët e tu! Deri atëherë do ta kuptosh sa e madhe dhe e pastër është dashuria e babës ndaj teje.
Te duam unë, motra Adea dhe e gjithë familja” ishte shprehur këngëtari.

Gjithashtu Genci ka bashkëngjitur edhe disa foto ku shihet edhe bashkëshortja e tij Eni.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]