Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Djegia e vilës së Mefail Bajqinovcit, Policia jep detaje

nga Revista Kosovarja

Vila e Deputetit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovcit, qe gjendet afër Bjeshkëve të Bajgorës, është dëmtuar ditën e sotme.

Rastin e konfirmoj edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ajo tha se deri tani, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar dhe se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur hetimet.

“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se një villë në fshatin Katunishtë të Podujevës, është djegur. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin kanë nisë një hetim për rastin”, tha Ahmeti.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]