fbpx

”Do bëhem një baba shembullor”- Dagz dhe Einxhel po planifikojnë të bëhen prindër?

nga Revista Kosovarja

“Një bab i mirë do jem, sigurtë”, ishte kjo përgjigja e Dagz kur Einxhel e pyeti nëse do të provojë të jetë burri i saj.

Të ftuar në “Natën me Aulonën”, çifti i Big Brother Vip folën për mënyrën si ka ecur lidhja e tyre që pas përfundimit të programit dhe planet e tyre për të ardhmen.

Ndër të tjera u përmend dhe prindërimi, ku Dagz dukshëm ishte shumë i bindur se do të ishte një baba shembullor.

Ndërkohë sa i takon takimit me familjarët, Einxhel tregoi se janë takuar ajo me të vëllain dhe Dagz me motrën në një darkë në Prishtinë. Moderatorja u shpreh se Aurora është pikërisht kunata e ëndrrave dhe fiks siç ajo do kishte dashur gjithmonë të ishte motra e partnerit.

“Aurora është një vajzë inteligjente, një vajzë shumë e përgatitur, e kulturuar, me bagazh, me botëkuptim shumë të madh, open minded. Përtej faktit që është motra e këtij, është një person që unë do kisha dashur ta kisha mikeshë edhe nëse s’do kishte qenë motra e Dagz,” tha Einxhel.

Po prindërit? Dagz ka takuar të atin e Einxhel, ndërsa moderatorja tha se prindërit e Dagz i janë dukur si njerëz të cilët i ka njohur prej kohësh.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]