Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Do i njihnit? Flamuri dhe Armonda publikojnë foton e rrallë adoleshentë

nga Revista Kosovarja

Çifti i dashur i rrjeteve sociale, Flamuri dhe Armonda, kanë vendosur të ndajnë me ndjekësit një copëz nga historia e tyre e gjatë e dashurisë.

Mbi artikull

Përmes një fotografie nostalgjike, ata kanë treguar se lidhja e tyre i ka rezistuar kohës, duke u nisur që nga mosha e adoleshencës.

Në njërën prej fotografive të publikuara, Armonda shihet në moshën 14-vjeçare krahas Flamurit, i cili në atë kohë ishte 17 vjeç.

Ky imazh ka surprizuar ndjekësit, duke treguar një version krejtësisht ndryshe të çiftit, në fillesat e romancës së tyre, shumë kohë përpara se të bëheshin figura të njohura për publikun e gjerë.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndryshimi është i dukshëm kur krahasohen me fotografitë e sotme, ku Armonda tashmë 28 vjeçe dhe Flamuri 31 vjeç.

Ndjekësit kanë vërshuar me komente pozitive, duke vlerësuar faktin që ata kanë qëndruar bashkë për më shumë se një dekadë, duke u rritur dhe ndryshuar krah njëri-tjetrit.

Sot, ata mbeten ndër personazhet më të ndjekur, ku ndajnë jo vetëm momente nga përditshmëria, por tashmë edhe rrugëtimin e tyre të përbashkët që nisi kur ishin vetëm fëmijë.