fbpx

‘Do tallesha’, Zhaklina komenton reagimin e Ilnisës për planin e Erjolës

nga Revista Kosovarja

E ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte ish-konkurrentja BBV2, Zhaklina Gjolla.

Ditën e djeshme në shtëpinë e “BBV” shpërtheu një debat i fortë mes Ilnisës dhe Erjolës, ku kjo e fundit i tregoi Ilnisës se ka ‘vdekur’ për të në kuptimin figurativ.

Ilnisa u shfaq mjaft e prekur nga situata dhe tha se ka një vajzë jashtë qe e sheh. Ja çfarë thotë Zhaklina në lidhje me këtë debat:

Një nga debatet më të ulëta. Është gallatë nga ana e spektaklit por nga ana e njerëzillëkut, e inteligjencës emocionale e vlerësoj me minus 100. Një veprim tërësisht i ulët, Erjola është treguar si ato plakat shtriga që kanë vetëm mallkime dhe sharje. “Të kam bërë hallvën” ka të bëjë më formimin kulturor të njeriut, mua nuk do më kishte shkuar kurrë në mendje. Figuracioni i kësaj lë gjurmë të fortë. Gjithsesi, po të isha unë nuk do ta gjykoja dhe të prekesha kaq shumë sa u prek Ilnisa. Ul pikë për atë personin tjetër dhe maksimumi që mund të bësh është të tallesh me veprimin, unë të paktën kështu do të bëja. Erjola është organizuar shumë, thuri edhe një plan për t’ju afruar Meritonit dhe Ilnisës.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]