Rep artistja kosovare Tayna sot feston ditëlindjen.
Është vet ajo e cila me anë të një foto e mbishkrimi interesant ka njoftuar publikun se është dita e saj më e veçantë.
“Me 14 dhjetor u kriju kjo kryevepra k’tu. Çike sa 10 djem per familje e çike mas 7 djemve n’hip-hop. Çdo vit e ma shume update vetes e çdo dite e ma shume mirenjohese per gjithçka qe jom e kom. Urime festa jem e preferume”, kështu ka shkruar Tayna për veten e saj.
Ndërkohë që nuk kanë munguar më pas as urimet nga familjarët, miqtë e kolegtë e saj, shkruan “Kosovarja”.
E në këtë ditë të veçantë Tayna organizoi një festë për të cilën u kritikua mjaft shumë pasi që i theu rregullat anti
Covid, gjë që nuk është hera e parë që bën reperja.
Ndonëse vëmendja i duhet kushtuar asaj këtë ditë, por meqë ishin prezentë në këtë festë edhe prindërit e saj s’kishin si të mos merrnin vëmendje.
Të ri e të pashëm si të ishin miqë të saj. Si mendoni cilit i paska ngjarë më shumë?/Kosovarja/
View this post on Instagram