Lumnije Kqiku është ligjëruese e lartë për studentët e Mjekësisë së Përgjithshme, Stomatologjisë dhe studimeve postdiplomike, udhëheqëse e Klinikës Speciale të Endodoncionit dhe Traumatologjisë Dentare ne Kliniken Dentare të Universitetit të Gracit, Prodekane për Studimet e doktoraturës ne seksionin e Stomatologjisë si dhe koordinatore për CEEPUS (Central European Exchange Program for University Studies) Për Kosovaren thotë se është e gatshme gjithmonë të kontribuojë për vendin e saj, në çfarëdo forme dhe mënyre që kërkohet nga shteti! Unë këtë e kam dëshmuar edhe me angazhimin tim në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, Prof. Dr. Rifat Latifi, si këshilltare e jashtme.
Lumnije Kqiku është nga Gjilani, por jeton në Austri nga ku nuk i ndahet shkencës e as cilësisë në punën që ajo bën çdo ditë. Ajo është gruaja e parë nga Kosova dhe Shqipëria që në vitin 2011 ka hyrë në librin enciklopedik më prestigjioz në botë “Who´s Who in the World”, libër ky që boton biografitë e personave të cilët shquhen për të arriturat e tyre dhe karrierën e jashtëzakonshme.
Lumnije Kqiku është ligjëruese e lartë për studentët e Mjekësisë së Përgjithshme, Stomatologjisë dhe studimeve postdiplomike, udhëheqëse e Klinikës Speciale të Endodoncionit dhe Traumatologjisë Dentare ne Kliniken Dentare të Universitetit të Gracit, Prodekane për Studimet e doktoraturës ne seksionin e Stomatologjisë si dhe koordinatore për CEEPUS (Central European Exchange Program for University Studies).
Kosovarja: Si e përshkruani vitin 2022 në karrierën tuaj profesionale. Ku ishit, ku kontribuuat dhe cili është mesazhi juaj rreth gjendjes në fushën e shëndetësisë në Kosovë?
Lumnije Kqiku: Viti 2022 ka qenë një vit shumë i suksesshëm me rezultate shumë pozitive në karrierën time profesionale dhe akademike. Përpos pjesëmarrjes sime në shumë Konferenca shkencore të nivelit ndërkombëtar me punime shkencore të fushës sime profesionale, viti 2022 veçohet si vit i arritjeve te mija profesionale, ku përpos që jam profesoreshë në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Mjekësisë në Gracë, në muajin tetor jam avancuar udhëheqëse e Klinikës Speciale të Endodoncionit dhe Traumatologjisë Dentare ne Kliniken Dentare të Universitetit të Gracit. Unë i falënderoj të gjithë kolegët e Universitetit të Mjekësisë në Gracë për besimin që kanë në mua, edhe pse kërkohet përkushtim më i madh, punë më e madhe dhe sigurisht që përgjegjësi të dyfishtë! Poashtu pata nderin te nderohem me Çmimin “Udhëheqja përmes Shembullit” nga Kolegji i Kirurgeve te Kosovës ne Kongresin e Dyte Klinik, te mbajtur ne Prishtine ne Shtator 2022, çmim i cili i dedikohet veçanërisht mjekeve shqiptar qe jetojnë dhe punojnë jashtë vendit e të cilët kanë kontribuar dhe kontribuojnë për kirurgjinë në Kosove. Kontributi im zakonisht është në ngritjen profesionale, akademike dhe shkencore. Për mua si shkencëtare këto janë me prioritet të veçantë. Ndërkaq, mesazhi im për gjendjen aktuale në fushën e shëndetësisë në Kosovë, është që Qeveria aktuale, të intervenoj urgjentisht në këtë sektor shumë të rëndësishëm, e që në pyetje është shëndeti i qytetarëve të vendit tonë. Deri më tani nuk është parë ndonjë mbështetje ose investim për sektorin e shëndetësisë.
Kosovarja: Si profesioniste dhe me një karrierë të pasur a mendoni se bota shkencore e mjekësore duhet të ndryshojë për ta bërë njerëzimin më të shëndoshë dhe më të përgatitur edhe për rastet më të rënda, psh.pandemitë etj.
Lumnije Kqiku: Motoja e botës së mjekëve që kanë synim shkencën dhe avancimet shkencore, gjithmonë kanë të bëjnë me “botën që përbehet nga njerëzit e shëndosh”, sepse mbi të gjitha, për shkencëtarët dhe personelin mjekësor primare është NJERIU I SHËNDOSH. Si çdoherë mjekësia-shëndetësia duhet të jetë e përgatitur edhe për raste të papritura, siç ka qenë edhe pandemia COVID-19! Shpresoj se sistemi shëndetësor botëror, ka marrë sugjerime-mësime nga pandemia e fundit, që bashkë: shkenca-shkencëtarët dhe hulumtimet shkencore, duhet të bëjnë punën e vet dhe të jemi në kohë reale të përgatitur për çdo sfidë shëndetësore, siç ishte rasti me pandeminë COVID-19!
Kosovarja: Cilat janë planet tuaja për vitin 2023. Ku e shihni vetën në aspektin e karrierës, ku do të punoni, bashkëpunimi i juaj me partnerët ndërkombëtar?
Lumnije Kqiku: Si zakonisht planet e mija për vitin 2023 janë hulumtimet shkencore, detyrat dhe titujt që më janë besuar ta zhvillojë dhe realizoj në mënyrën më profesionale të mundur dhe të jem në shërbim të studentëve dhe pacientëve të mi, që për mua janë të shenjtë! Sa i përket bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar, unë do të punojë në vazhdimësi me këta partnerë, kemi në tavolinë disa projekte shumë të rëndësishme, të cilat do ti bëjmë publike me kohë!
Kosovarja: A do të vinit vullnetarisht në Kosovë për të punuar si mjeke, nëse ju thërret Shteti dhe pse do të vinit ose e kundërta?
Lumnije Kqiku: Unë jam e gatshme gjithmonë të kontribuojë për vendin tim, në çfarëdo forme dhe mënyre që kërkohet nga shteti im! Unë këtë e kam dëshmuar edhe me angazhimin tim në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, Prof. Dr. Rifat Latifi, si këshilltare e jashtme. Megjithatë, shpresoj se projektet dhe punën e pa imagjinueshme që ka bërë Prof.Dr. Latifi, ta vazhdojnë të tjerët, pasi që të gjitha kanë të bëjnë me zhvillimin e sektorit të shëndetësisë dhe kushte e shërbime sa më të mira për qytetarët!
Blerta Gashi