Darka mund të kthehet shpeshherë në dhimbje koke për amvisat, që mbajnë edhe peshën kryesore të kuzhinës në familje.
Pse të lodheni duke përgatitur pjata të komplikuara e të vështira pë r t’u tretur, ku mund të kënaqni shijet e të gjithëve me një recetë super të shijshme: domate të mbushura.
Përbërësit:
4 domate
1 qepë
100 g bullgur
kripë
piper
vaj ulliri
trumzë
Përgatitja:
Pastrojmë domatet duke prerë pjesën e sipërme te bishti si kapak, me ndihmën e një luge heqim tulin e brendshëm. I vendosim në tavë të lyer me vaj ulliri, ndërkohë presim imët qepën dhe e kaurdisim në tigan me pak vaj ulliri. Shtojmë, kripë, piper, tulin e domateve , trumzë dhe bullgurin. Mbushim me ndihmën e nje luge domatet dhe i vendosim të piqen në temperaturë 180 gradë per 20-25 minuta derisa të marrin ngjyrë dhe bullguri të ketë zier.