Kampanja e fondacionit Golden Eagle vazhdon me dhurimin e donacioneve për punëtorët shëndetësor. Kësaj radhe ishte spitali rajonal i Vushtrrisë ai që përfitoi nga ky fondacion.
Përmes këtij donacioni, punëtorëve shëndetësor të spitalit rajonal të Vushtrrisë iu dhuruan pakot me pajisje mbrojtëse, pako përmbanë 820: maska mbrojtëse, maska plastike, rroba antibakteriale dezinfektues’ si dhe 600 njesi lengje frutash Relax 100%.
Fondacioni Golden Eagle përmes kampanjes për tu dal në ndihmë punëtorëve shëndetësor në luftën kundër pandemis COVID-19, do ofroj donacione per te gjitha spitalet regjionale te Kosovës ku deri me tani përfitues të këtyre donacioneve jane: Spitali Rajonal i Pejës, Gjakovës, Gjilanit dhe Vushtrrisë.