Mbrëmjen e spektaklit të BBV pati një debat të ashpër mes Meritonit dhe Romeos.
Pasi banorët nuk e kaluan sfidën e javës, Romeo e akuzoi Meritonin për prishjen e saj. Ai u shpreh ndaj Meritonit se është fajtor për mungesën e ushqimit, ujit dhe cigareve në shtëpi.
Opinionisti Arbër Hajdari reagoi se banorët e kanë problemin vetëm tek mungesa e cigareve.
“Aman o Romeo se ke plot bukë në atë shtëpi, mos i merr kaq seriozisht provat e buxhetit se qenkan kot. Pa bukë nuk qenkeni” tha ai.
Vëmendje dha Donaldi më pas i cili reagoi përmes një Insta Story duke ironizuar Arbrin.
“Mirë mirë, goxha mirë” shkruan Donaldi.