Doni të flini ndaras nga partneri? Ndoshta duhet ta rimendoni zgjedhjen

nga Revista Kosovarja

A është më mirë të flini në të njëjtin shtrat si partneri juaj apo të pushoni veçmas?

Pyetja ka krijuar debat me kalimin e viteve, por një studim i ri ka disa rezultate befasuese për çifte që preferojnë të flenë vetëm.

Një studim i botuar në Frontiers of Psychology gjatë verës bën që të mbështesim mendimin e tyre me shkencën.

Studiuesit nga Gjermania, Danimarka, dhe SH.B.A. vëzhguan çifte në një laborator gjumi për një gjatësi prej katër netësh. Ata matën valët e trurit, aktivitetin e zemrës, lëvizjen dhe tensionin e muskujve, duke krahasuar ndryshimet në netët e kaluara duke fjetur së bashku dhe larg.

Çiftet gjithashtu mbushën pyetësorë për marrëdhëniet e tyre. Rezultatet treguan një mesatare prej dhjetë për qind më të mirë të gjumit të thellë kur çiftet flenë bashkë sesa kur flenë vetë.

Ciklet REM të pjesëmarrësve madje u sinkronizuan së bashku, veçanërisht për ata që pretenduan se ishin “thellësisht të dashuruar”.

Ky studim ishte padyshim i vogël – ishin vetëm 12 çifte (gjithsej 24 individë) dhe ata ishin të gjithë midis moshës 18 dhe 29 vjeç. Ata gjithashtu nuk kishin ndonjë problem shëndetësor tjetër.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]