Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dorëzohet Trumpi: Joe Biden i fitoi zgjedhjet

nga Revista Kosovarja

DONALD Trump më në fund pranoi që Joe Biden fitoi zgjedhjet, por më pas përsëriti pretendimin e tij të pabazuara se ishin ” të manipuluara”.

Mbi artikull

Pranimi i presidentit vjen ndërsa ai vazhdon të luftojë rezultatet me sfida ligjore dhe pasi ai i quajti zgjedhjet “vjedhja më e madhe në historinë e Amerikës”.

“Ai fitoi sepse Zgjedhjet u manipuluan,” shkroi Presidenti në Twitter.

Komentet e tij i bënë jehonë komenteve të ngjashme që bëri muajin e kaluar, ku ai pohoi se ka “prova të mjaftueshme për të akuzuar” Obamën dhe Presidentin e zgjedhur Joe Biden për “spiunimin e fushatës së tij”.

Moneytizer Paragrafi 4

Zgjedhjet në SHBA u zhvilluan më 3 nëntor, ndërkohë që numërimi i vullnetit të popullit zgjati disa ditë. Deri në shpalljen e rezultatit, dy kundërshtarët ishin në një garë të ngushtë kundrejt njëri-tjetrit. Ndërkohë Trump është shprehur se do e çojë në Gjykatën e Lartë çështjen e zgjedhjeve pasi pretendon se janë vjedhur votat dhe është manipuluar rezultati i zgjedhjeve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]