Shtetet kyçe të BE-së po kërkojnë progres të prekshëm nga Kosova sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në këmbim të përkrahjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Lidhur me këtë çështje, në mënyrë aktive është marrë Gerald Knaus nga “ESI”.
Në një diskutim në “X”, Knaus ka thënë se Drafti i propozuar në majin e vitit 2023 nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga Danijela Vujicic do të gjendej që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, bazuar në gjykimin e vitit 2015, prandaj sipas tij, dërgimi i këtij drafti në Kushtetuese do të ishte humbje kohe.
Ai tutje ka thënë se ajo çfarë duhet urgjentisht, është një propozim ndryshe që vjen nga komunat me shumicë serbe.
“Ata e kanë të drejtën kushtetuese për një gjë të tillë”, ka shkruar Knaus më 30 prill.
Pastaj Knaus thotë se secili propozim mund të vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese- edhe pse Gjykata kushtetuese ndoshta mund ta hedh poshtë poshtë si të papranueshëm.
“Por le të vendos Gjykata” shkruan ai në X.
Knaus tutje ka thënë se bllokimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës nuk sjell përfitime për minoritetet.
I know I'm right. But then you're not. It is essential that it is done WITH the gvt, not by the municipalities. Otherwise, it won't get done.
This is an institution that needs to be recognised by both KS & SRB, if done unilaterally it'll just be yet another parallel institution.
— Milica Andrić Rakić (@AndricRakic) April 30, 2024
