Për dasma, ahengje dhe eventeve të ndryshme, që mbesin kujtime të jashtëzakonshme në memorien tonë, “Dreamy Decor”
Që këto ngjarje të jenë e të duken përrallore, me klasë, shkëlqim, e finëse, adresa e vetme është “Dreamy Decor”.
Kompania e dekorit profesional të eventeve, bënë që çdo gjë të ngjajë unike dhe si e dalë nga ëndrrat, si edhe vetë emri i kompanisë.
“Dreamy Decor” është themeluar në vitin 2020, është kompani që merret ekskluzivisht me dekorimin dhe organizimin e eventeve të ndryshme dhe që deri më tani ka organizuar mbi 150 evente, duke marrë gjithmonë komente pozitive nga klientët.
– “Dreamy Decor” ofrojnë planifikimin dhe organizimin e dasmave, apo eventeve tjera familjare, duke filluar nga zgjedhja e ambientit, ftesat për mysafirë, kujdesi ndaj mysafirëve, dekoret në të gjithë ambientin dhe aranzhimin me lule natyrale apo artificiale, buqeten e nuses dhe dekorimin e vetures së nuses.
Por, jo vetëm kaq, pasi ofrojnë edhe tymin dhe fishekzjarret për ceremoninë e vallëzimit të çiftit, apo momentin e kurorëzimit.
– Po ashtu bejne planifikimin e ditelindjes tuaj dhe rregullimin e formave te ndryshme me balona, gje qe e bejne me shume dashuri.
Lista e shërbimeve nga kjo kompani prestigjioze e dekorit nuk mbaron me kaq, pasi “Dreamy Decor” ofrojnë edhe prapavija për hapsira dhe zbukurime të ndryshme për tavolina, që e bëjnë çdo ambient dhe festë magjike. E, të gjitha këto me çmimet më të lira në treg.
Në “Dreamy Decor” po ashtu bëjnë edhe shitjen online të buqetave me lule, të kutive me lule dhe dhurata të ndryshme, balonave me helium dhe poashtu shërbimin e dërgimit të dhuratave tek personat e zemrës. Na tregojnë se këtë shërbim e kërkojnë kryesisht klientët nga Diaspora, në rastet kur ata nuk kanë mundësi të jenë afër familjeve dhe kështu porosinë e bëjnë online përmes rrjeteve sociale.
“Dreamy Decor” gjendet në Prishtine, ndërkaq shërbimet e tyre i ofrojnë në të gjithë Kosovën.
Për më shumë informacione mund ti kontaktoni edhe në rrjete sociale.
Instagram ; dreamy__decor
Facebook ; Dreamy Decor
Phone ; +383 49 574 411