fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

“Drekë e dekë i kanë mbajtë bashkë”, çfarë ndodhi mes fqinjëve në Drenas që përfundoi me vrasje në pyll

nga Kosovarja
5 ditë më parë
në Kronike
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Një mosmarrëveshje mes fqinjëve të vjetër në fshatin Gradicë të Drenasit ka përfunduar me vrasjen e A.M., 14 vjeç e gjysmë dhe plagosjen e babait të tij B.M. Ky i fundit, sipas familjarëve, ndodhet në koma në QKUK.

Në hyrje të shtëpisë së viktimës po qëndron karrigia me peshkir të bardhë. Për kryeshnosh po shkojnë të afërm të viktimës, kryesisht banorë të fshatit, që ndihen të shokuar me tragjedinë e mbrëmshme.

Pranë shtëpisë së viktimës, aty ku po bëhet e pamja
Sipas një banori që i njeh mirë dy familjet, të përfshirët në tragjedi nuk kanë pasur probleme në të kaluarën e as nuk kanë arritur ta kuptojnë motivin e vrasjes.

“Deri dje janë kanë bashkë, s’kanë pas gjë të keqe…Ajo çka ka ndodh mbrëmë ka qenë e momentit, rasti ka ndodh aty në pyll mas orës 20:00. Në ato momente ka punu shejtani, unë isha te familja e viktimës edhe ata janë të befasur me atë çka ka ndodh, që hon e don bashkë janë kanë. Kurrë në jetë asgjë s’kanë pas mes vete. Dy familjet janë të mira, unë i njoh personalisht”, tha ky banor i fshatit.

Tutje ai theksoi edhe njëherë se familjet s’kanë pasur telashe mes vete, duke shtuar se “drekë e dekë i kanë mbajt bashkë, absolut kurgjë s’ka pas”.

Ndërsa, nga familja e ngushtë e viktimës nuk dëshiruan të prononcohen për media. Teksa familja e të dyshuarve për vrasjen e të miturit dhe plagosjen e babait të tij, vazhdonte të ruhej nga policia.

Me hetimin e vrasjes po merret Prokuroria Themelore e Prishtinës, një burim i Gazetës Express brenda prokurorisë tha se një pistë e hetimit lidhet me kontest pronësor, por sipas tij është akoma herët të dihen rrethanat e ngjarjes.

Ndërsa, B.M., po vazhdon të trajtohet në Intrensivë në QKUK dhe sipas mjekëve i njëjti ka lëndime serioze, për shkak të plagëve të marra nga arma e zjarrit, kryesisht në regjionin e kokës.

Për rastin është deklaruar Prokuroria Themelore e Prishtinës dhe rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë “ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa personi tjetër i plagosur është duke u trajtuar në QKUK. Aktualisht ju njoftojmë se një person i dyshuar i përshirë në këtë rast është dorëzuar në polici, derisa Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në deklaratën e prokurorisë.

Ndërsa, pas dorëzimit në polici të 54-vjeçarit Xh.B., veprimin e njëjtë e ka bërë edhe djali i tij 19-vjeç.

Familjarët thanë se të miturit do t’i jepet lamtumira e fundit nesër në varrezat e fshatit Gradicë.


Etiketa: FqinjetGradicë

POSTIME TË NGJASHME

Kronike

Pamje nga vendi i ngjarjes ku shpërthyen dy garanata në Prishtinë

13 orë më parë
Kronike

Dyshohet për dy granata te Princi i Arbërit, policia bllokon zonën

13 orë më parë
Kronike

Mitrovicasit i kapin hajnat dhe i incizojnë derisa vjen policia

20 orë më parë
Kronike

Gruaja gjendet e djegur brenda makinës, burri i varur në pemë

21 orë më parë
Kronike

Vdes nga Coronavirusi gazetarja e njohur shqiptare

1 ditë më parë
Kronike

Ndërron jetë në Gjermani, 24 vjeçari nga Mitrovica

2 ditë më parë
Postimi tjetër

Fileto pule me kerpudha dhe pana

Jep dorëheqje zv.ministri i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ja çfarë shkruan Anita për ditëlindjen e Dautit

TË FUNDIT

36 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës

24 minuta më parë

Ky është shteti me vetëm një të infektuar me Coronavirus

39 minuta më parë

“Me inate, s’mbahet shtëpia”!

39 minuta më parë

Shyhrete Behluli e pikëlluar për vdekjen e Shaqir Hotit: “Një nga një po ikin artistët…”

1 orë më parë

​36 vjet nga vdekja e rapsodit Dervish Shaqa

2 orë më parë

Mësojeni si të kurseni para në mënyrën më të thjeshtë

2 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Gjëja e parë që shihni në fotografi ju ndihmon të zbuloni a jeni introvert apo ekstrovert

Voton deputeti i shumëpritur Adem Hoxha

Lumiri ndan momentin e ëmbël me vajzën: “Ja dolëm ma n’fund”

Nora Istrefi e bënë nënën si 18 vjeçare

Sekreti për lehtësimin e ulcerës në stomak

Buzët e Bleronës gati ti ‘shpërthejnë’ nga madhësia

Burri e rrah brutalisht të dashurën, pasi ajo e la kur mësoi që ishte i martuar

Pasionet e fshehta të Hitlerit dhe fundi tragjik i të dashurave të tij

“Drekë e dekë i kanë mbajtë bashkë”, çfarë ndodhi mes fqinjëve në Drenas që përfundoi me vrasje në pyll

Gënjeu të bijën për 1 prill, 58-vjeçarja përfundon në burg

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci