Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Drenusha Krasniqi, pjesë e shoqërisë më të lartë amerikane për arritje shkollore

nga Revista Kosovarja

Drenusha Krasniqi është në vitin e katërt të studimeve në fushën e Biokimisë në Earlham College, në Richmond Indiana, në Amerikë.

Mbi artikull

Në vitin e fundit të studimeve, kolegji i saj i përzgjedhë studentët me arritjet më të larta shkollore, e pastaj ata vendosin se cilët prej tyre i takojnë disa shoqërive me nderime (honor societies).

Si rezultat i arritjeve të larta, Drenusha tashmë është bërë pjesë e shoqërisë “Beta Kappa”, ku vetëm 10% e kolegjeve dhe universiteteve në Amerikë janë të akredituara për këtë shoqëri, kurse vetëm 10% e studentëve të atyre universiteteve përzgjidhen.

“Konsiderohet arritja më e lartë si student, pasi kjo është shoqëria më prestigjioze dhe më e vjetër (e themeluar ne vitin 1776).

Moneytizer Paragrafi 4

Unë deri tash nuk e njoh askënd nga Kosova që është pjesë e kësaj shoqërie”, tha ajo për AlbFem.

Ajo tregoi se ky anëtarësim vlen për tërë jetën dhe se pjesë e tij janë 17 presidentë amerikanë, 140+ fitues te Çmimit Nobel. Ndërkaq, kriteret për përzgjedhje janë shumë të vështira, si p.sh. nota duhet të jetë minimumi 3.9 prej 4.0.

Pos këtij suksesi, Drenusha këtë javë ka marrë edhe çmimin e studentes më të mirë në Departamentin e Shkencave Natyrore, në Earlham College. /AlbFem/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/