Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Drenusha kujton një moment nga “Bigu”, përmend edhe Gjestin

nga Revista Kosovarja

Drenusha Latifi ka rikthyer vëmendjen te përvoja e saj në Big Brother Kosova, duke ndarë një reflektim personal mbi lojën, konkurrencën dhe marrëdhëniet brenda shtëpisë.

Mbi artikull

Në një postim në rrjetet sociale, ajo thekson se inteligjenca nuk është as e lindur për t’u blerë e as për t’u shitur, por një dhunti që të ndihmon të kuptosh rrjedhën e ngjarjeve para kohe, shkruan Indeksonline.

Ajo pranon se gjatë qëndrimit në shtëpi ka qenë shpesh e atakuar dhe se është komentuar për qëndrimin e saj ndaj Gjestit, duke sqaruar se mes tyre ka pasur rivalitet të fortë për shkak të konkurrencës. Sipas Drenushës, ajo e ka parë veten të barabartë me të gjithë banorët dhe ka luftuar kundër të gjithëve për një fitore të mundshme.

“Jo gjithmonë gjërat rrjedhin ashtu siç i mendojmë, por teoritë zberthehen me inteligjencë”, shkruan ajo, duke shtuar se sot e sheh atë eksperiencë me më shumë qartësi dhe pjekuri.

Moneytizer Paragrafi 4

Në fund, Drenusha shpreh dashurinë për veten dhe vlerësimin për rrugëtimin e saj, duke përmendur edhe Gresa Gashin, me mesazhin motivues: “Love myself”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]