Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Droni i Reuters-it tregon gjendjen e rëndë nga përmbytjet në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur nga mbrëmë në vendin tonë, kanë shkaktuar dëme të mëdha në zona të ndryshme.

Mbi artikull

Sipas informacioneve të deritanishme, Gjakova, Rahoveci, Malisheva, Drenasi e Klina janë ndër qytetet më të prekura nga vërshimet, duke bërë që shumë shtëpi e prona tjera të kaplohen nga uji,

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pjesën perëndimore të vendit, si në Gjakovë, Junik, Deçan, Malishevë, Rahovec e Klinë, por edhe në pjesën qendrore, janë shkaktuar vërshime lokale.

Si rezultat, IHMK thotë se disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtretërit e tyre.

Moneytizer Paragrafi 4

Instituti paralajmëroi se këto reshje, me intervale dhe intensitete të ndryshme, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, “duke mundësuar paraqitjen e vërshimeve lokale, probleme në komunikacion, në sistemet e kanalizimit, si dhe vështirësi në trafik”.

“Aktualisht, lumenjtë kryesorë të vendit, veçanërisht ata në pjesën qendrore, lindore dhe jugore (Ibri, Sitnica, Lepenci, Morava e Binçës, etj.), paraqesin ngritje të lehta të nivelit të ujit”, tha IHMK.

Për të parë më saktësisht gjendjen nga të reshurat, agjencia e lajmeve Reuters ka bërë incizime nga ajri me dron, pamje të cilat tregojnë shtëpi, automjete e toka bujqësore të mbuluara nga uji, të cilat mund t’i shihni më poshtë:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]