Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Droni ju shpërthen pas krahëve, çifti ukrainas nuk e ndal dasmën!

nga Revista Kosovarja

Rasti i dy të rinjve ukrainas nga Zaporizhzhia që kurorëzuan dashurinë teksa një dron rus fluturonte mbi kokat e tyre, është bërë viral.

Mbi artikull

Dy të sapomartuarit po realizonin fotografitë në ditën e dasmës së tyre në një tarracë në qytetin juglindor ukrainas, kur një skenë dramatike u shpalos mbi kokat e tyre. Në një video të bërë virale në platformën ‘X’, shihet nusja, e veshur me një fustan të bardhë duke mbajtur një buqetë dhe dhëndri pranë saj, teksa në qiell shihet droni rus Shahed që fluturon dhe në një moment goditet nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Kievit.

Ajo çka impresioni ndjekësit ishte fakti që edhe pse droni në rënie shpërtheu në flakë pas shpinës së tyre, çifti i ri nuk u panikos e as nuk ia mbathën, por përkundrazi, ata panë skenën dhe më pas vazhduan me qetësi fotosesionin e tyre. Videoja ka tërhequr vëmendjen në rrjet, me shumë shikues që e përshkruajnë atë si një simbol të qëndrueshmërisë së ukrainasve, të cilët vazhdojnë të festojnë ngjarje të rëndësishme në jetën e tyre pavarësisht konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]