Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dua Lipa – Këngëtarja e parë femër me katër këngë me mbi një miliardë klikime në “Spotify”

nga Revista Kosovarja

Dua Lipa sapo ka shënuar një rekord të ri!

Mbi artikull

Këngëtarja me origjinë shqiptare është bërë artistja e parë femër, katër këngët e së cilës kanë tejkaluar një miliardë dëgjime në internet, platformën digjitale “Spotify”.

Dua Lipa e arriti këtë me këngën “Don’t Start Now”, single-it të parë nga albumi “Future Nostalgia” i lansuar më 27 Mars.

Kjo këngë është e katërta nga këngëtarja 24-vjeçare, e cila e tejkalon shifrën një miliardë, pas “One Kiss”, “New Rules” dhe “IDGAF”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Don’t Start Now” shënoi këtë rekord klikimesh për vetëm 263 ditë, ndërsa më e shpejtë se këngëtarja shqiptare rezulton Billie Eilish e cila një gjë të tillë e ka arritur në vetëm 251 ditë me këngën “Bad Guy”.

Ishte padyshim albumi “Future Nostalgia” ai i cili e rriti atë në karrierë, me këngët “Don’t Start Now”, “Break My Heart” , “Physical” and “Hallucinate”.


Artistët me më shumë këngë që kanë shënuar mbi një miliardë klikime në Spotify:#1. Post Malone — 7 këngë
#2. Ed Sheeran — 5 këngë
#3. Justin Bieber — 4 këngë
#3. The Weeknd — 4 këngë
#3. Dua Lipa — 4 këngë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]