Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dua Lipa me kërkesë të veçantë për Apple: Vendoseni Kosovën në hartë

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, së fundmi ka reaguar ashpër ndaj kompanisë “Apple”.

Mbi artikull

Kjo vjen për shkak të hartës së të tyre, në të cilën shteti i Kosovës nuk gjendet askund, përfshirë edhe Palestinën.

Një gjë të tillë ajo e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ajo u kërkoi llogari atyre.

Moneytizer Paragrafi 4

“Apple ne jepni përgjigje!!! Vendoseni Kosovën në hartë, vendoseni Palestinën në hartë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Fillimisht një imazh të tillë e kisha publikuar një faqe në Instagram, Balkanism, të cilën e kishte huazuar Dua.

“Kosova është më shumë se sa një grumbull i numrave. Ekziston dhe duhet të respektohet. Apple duket të kesh shumë përgjigje për Kosovën dhe Palestinën”, kishte qenë postimi i tyre.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]