fbpx

Dua Lipa merë vëmendje me veshjen shumëngjyrëshe gjatë vizitës në Meksikë

nga Revista Kosovarja

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundmi ndodhet në Meksikë.

Ajo ka vizituar Mexico City-n së bashku me shoqërinë e saj, ndërsa kanë shkuar në atë që njihet si “Casa Organica”.

Teksa vizitoi shtëpinë e famshme të Meksikës, 25-vjeçarja nuk ka hezituar që të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale edhe disa fotografi.

Së fundmi, Dua publikoi në Instagram disa imazhe të reja, ku dukej mjaft atraktive e veshur me një fund të shkurtër dhe një xhaketë me ngjyra pastel.

Me flokët e saj të zeza dhe një palë syze të verdha, artistja me origjinë nga Kosova është dukur edhe më tërheqëse në këto fotografi.

https://www.instagram.com/p/CRb2ZWWsf2R/?utm_source=ig_web_copy_link

Dua përndryshe vazhdon ende të shijojë sukseset e albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”, i cili u publikua vitin e kaluar.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]