Ajo aktualisht është duke udhëtuar nëpër botë me turneun e saj botëror “Future Nostalgia”.
Dhe Dua Lipa ktheu kokën teksa u largua nga apartamenti i saj në New York për në Madison Square Gardens të martën përpara koncertit të radhës në kuadër të turneut të saj.
Këngëtarja 26 vjeçe, dukej e pabesueshme e veshur me një fustan neoni, me një prerje në mes që nxirrte në pah barkun e saj të tonifikuar, shkruan DailyMail.
Fustani i saj në stilin e këmishës ngjitej për figurën e saj trupore, ndërsa kishte një rrip në mes.
Dua e ka kombinuar veshjen e saj me atlete shumëngjyrëshe dhe i mbajti gjërat e nevojshme në një çantë dore me dizajn të çuditshëm në ngjyrat e kaltër dhe gjelbër.
Ajo mbante një kapele bejsbolli ngjyrë bezhë në kokë dhe i mbronte sytë nga dielli me një palë syze të errëta me kornizë të gjelbër.
Kjo vjen pasi Dua u nda nga kompania e menaxhimit që e ndihmoi atë të shndërrohej në një sensacion global, pas një mosmarrëveshjeje për të ardhurat.
Dua, e cila nënshkroi kontratë me kompaninë Tap Management me qendër në Londër në vitin 2013, i habiti shefat e saj muajin e kaluar kur tha se nuk donte më që ata ta përfaqësonin atë.
View this post on Instagram