Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dua Lipa ndan momente të veçanta nga udhëtimi në Paris me të fejuarin e saj Calum Turner: Një javë perfekte

nga Revista Kosovarja

Dua Lipa publikoi në rrjetet e saj sociale foto nga udhëtimi në Paris me partnerin e saj, Calum Turner dhe familjarë të saj, duke treguar se ka kaluar një javë të përkryer.

Mbi artikull

Këngëtarja ndodhej atje për të ndjekur shfaqjen e modës Haute Couture për sezonin Pranverë–Verë 2026 nga shtëpia e modës Chanel.

Mesa duket, Dua shijoi shëtitjet në qytet me partnerin dhe persona të tjerë të dashur, duke postuar momente nga vizita e saj në Kryeqytetin e Dritës në llogarinë personale në Instagram të premten, 30 janar.

Në një nga fotot shfaqet edhe vëllai i saj gjatë një darke. Në përshkrimin e fotos, Dua Lipa shkroi: “Një javë perfekte”.

Moneytizer Paragrafi 4

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)