fbpx

Dua Lipa shfaqet me unazë fejese?

nga Revista Kosovarja

Dua Lipa ka ndezur edhe njëherë tjetër rrjetet sociale pasi ndau me ndjekësit e saj një moment të ëmbël me partnerin Callum Turner duke treguar për herë të parë edhe unazën e fejesës.

Këngëtarja 29-vjeçare publikoi në Instagram disa foto nga jeta e saj personale, ku spikasnin çastet romantike me aktorin britanik dhe qenin e tyre, Golo.

Në një nga fotot më të komentuara, Dua shihet duke buzëqeshur me një martini në dorë, teksa Callum – 35 vjeç, i njohur për rolin në “Fantastic Beasts” e puth në faqe me përkëdheli.

Ndërkohë, në një selfie të afërt, ylli shqiptar sërish e vë në pah unazën duke ndezur spekulimet e fejesës që tashmë duken të konfirmuara.

Në një tjetër dalje, ajo mahniti me një fustan rozë të shkurtër dhe një këmishë me vija, duke dëshmuar edhe njëherë sensin e saj të stilit.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]