Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dua Lipa shtatzënë për herë të parë?

nga Revista Kosovarja

Dua Lipa u ktheu përgjigje komentuesve, të cilët ishin të bindur se ajo është shtatzënë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundi është bërë kryetemë e medieve rozë.

Kjo për shkak të disa fotografive që i postoi në rrjete sociale, duke bërë të gjithë të besojnë se është shtatzënë.

Artistja ishte veshur me një fustan të gjelbër, të shkurtër, ndërsa në mbishkrimin që ia la fotografive ajo shtoi disa ’emoji’, e njëri prej tyre ishte një fëmijë, një shishe për fëmijë dhe një arush.

Moneytizer Paragrafi 4

Ky mbishkrim mjaftoi që menjëherë të fillojnë aludimet se këngëtarja po pret fëmijën e parë me Anwar Hadid.

Pasi thashethemet morën dhenë, Dua ka reaguar përmes një ‘tweet’, duke mohuar pretendimet e ndjekësve.

“Ajo është shtatzënë?”, tha një ndjekës, kurse Lipa u përgjigj, “është ushqim zemër”.

Fotografitë e Dua Lipës u realizuan në Meksikë, ku ajo po pushon bashkë me të dashurin dhe familjen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]