Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me albumin e fundit, “Future Nostalgia”, i cili u publikua në mars të vitit 2020.
Ndonëse situata me pandeminë COVID-19 në botë ishte alarmante, albumi u mirëprit nga adhuruesit e artistes, ndërsa qëndroi në top-listat botërore me javë të tëra.
Së fundi, 26-vjeçarja ka zbuluar edhe datat e turneut botëror të vitit 2022, “Future Nostalgia”, pas një pauze të gjatë.
Në një postim të bërë në llogarinë zyrtare në Instagram, këngëtarja shqiptare me famë botërore u shpreh e entuziazmuar për njoftimin e turneut.
“Më në fund po ndodh! Ne kemi lansuar data për turneun Future Nostalgia në Amerikë. Jam shumë e entuziazmuar t’ju shoh atje dhe po sjell edhe grupin e vajzave me vete, Megan Three Stallion, Caroline Polachek dhe Lolo Zouai. Biletat në shitje të premten në ora 12 sipas kohës lokale”, ka shkruar Dua në postimi.
Ndërkohë, javën e kaluar Dua ka lansuar në versionin ‘remix’ këngën “Cold Heart” në bashkëpunim me Elton John dhe The Blessed Madonna.