Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dua me Shakirën në garë për ta hapur Botërorin në Katar

nga Revista Kosovarja

20 nëntori shënon datën e nisjes së Kupës së Botës, në Katar.

Mbi artikull

Ende nuk dihet zyrtarisht se cilët do të jenë këngëtarët, megjithatë FIFA pret të vulosë pjesëmarrjen e grupit BTS dhe sipas mediave, Shakira mund të jetë sërish në ceremoninë e hapjes.

Sipas ‘Marca’, këngëtarja kolumbiane do të hapë Kupën e Botës së bashku me Dua Lipën dhe anëtarët e BTS, të cilët do të debutojnë në skenën hapëse të Kupës së Botës.

Moneytizer Paragrafi 4

Shakira ka eksperiencë në evente të tilla, dhe më parë ka interpretuar këngët “Hips Don’t Lie” dhe “Waka Waka” në ceremoninë e hapjes është kthyer në një nga ngjarjet më të mëdha sportive.

FIFA nuk e ka konfirmuar ende lajmin, por thashethemet kanë filluar të përhapen dhe fansat tashmë po imagjinojnë se sa spektakolar do të jetë shfaqja para ndeshjes Katar-Ekuadori, e para e turneut.

Kjo nuk është hera e parë që një këngëtare shqiptare performon për Kupën e Botës. Himni i Kupës së Botës ’Live it up’ në vitin 2018 u këndua nga Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]