fbpx

Duhet të martohesh për dashuri apo për para?

nga Revista Kosovarja

“Paratë nuk mund të më blejnë dashurinë.” – Beatles

“Unë do ta shisja trupin tim për para në vend që të shes jetën time për të.” -Një grua

Dashuria dhe paratë luajnë një rol të rëndësishëm kur bëni zgjedhje romantike.

Edhe pse mund të mos na pëlqej ta pranojmë, shpesh na tërheqin individë të pasur, duke shpresuar të shijojmë përfitimet e pasurisë së tyre. Megjithatë, ofrimi i pagesës direkte për romancë ose seks do të ishte ofenduese dhe vulgare për shumë njerëz.

A duhet që zgjedhjet romantike të përfshijnë konsiderata financiare?

Çfarë thonë gratë për paratë dhe dashurinë.

Këtu janë citimet e rastësishme (që shfaqen kryesisht në Reddit) nga gratë, për paratë dhe dashurinë.

“Takova një grua që ishte e martuar me një anëtar të një prej familjeve më të pasura në botë. Një ditë, në një udhëtim me aeroplan, ajo u ul pranë një djali krejtësisht të zakonshëm me një punë krejtësisht të zakonshme, i cili ishte i qetë dhe i sjellshëm. Ata ranë në dashuri. Ajo la burrin e saj, u martua me një djalë të zakonshëm dhe ata janë ende të dashuruar pas shumë vitesh së bashku.”

“Asgjë në jetë nuk është falas. Të martohesh me të vetëm për para do të thotë se je blerë dhe shitur. Ai do të presë një nivel të caktuar të performancës nga blerja e tij e re (jo vetëm seksi) ose shumë shpejt do të zvendësoheni.”

“Të them të drejtën nuk e kam problem ‘të shitem’; martesa në vetvete është një transaksion. Unë nuk pres një Mercedes, apo ndonjë gjë të tillë. Martesa do të ketë ende probleme, me para ose pa para, kështu që pse jo?”

“Unë absolutisht nuk pendohem që nuk u martova me një burrë të pasur.”

“Paratë nuk do ta lehtësojnë stresin e martesës nëse nuk keni një marrëdhënie me dashuri.”

“Nuk ka asgjë të keqe të martohesh me një burrë të pasur. Por martohuni për dashuri, nder, respekt dhe pajtueshmëri.”

“Paratë nuk do ta bëjnë jetën tuaj të gëzueshme; do ta bëjë të rehatshme derisa të dëshironi më shumë. Kurrë nuk do të jetë e mjaftueshme. Gjeni dikë që sjell gëzim të sinqertë në jetën tuaj. Paratë janë një bonus.”

“Dua dikë të pasur në jetë, patjetër; është shumë më e lehtë të bësh gjëra krijuese kur ke para.”

Ju mund ta blini një lidhje, një martesë apo seks. Por a janë këto gjëra dashuri e vërtetë?

Paraja nuk blen dashurinë, por mundësitë për të gjetur dashurinë.

Një artikull në Psychologia paraqet fakte të mbështetura nga shkenca për paranë, dashurinë dhe lumturinë:

– Të ardhurat më të larta shoqërohen me më pak trishtim të përditshëm, por jo me më shumë lumturi të përditshme;

– Shumë gra preferojnë të martohen me burra të pasur dhe të qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre.

– Sa më të larta të ardhurat tuaja, aq më shumë ka gjasa që të gjeni dashurinë.

– Debatet për paratë janë treguesi më i mirë i divorcit.

Mënyrat më të mira për të kombinuar dashurinë dhe paranë

“Përdor paratë dhe duaj njerëzit. Mos i duaj paratë dhe përdor njerëzit.” —Joseph Prince

Gazetari i Psychology Today Mark Travers sugjeron tre mënyra të mbështetura nga shkenca për të kombinuar dashurinë dhe paranë:

Kur përballeni me një zgjedhje midis një partneri afatgjatë që ka aftësinë t’ju mbështesë financiarisht dhe një partneri që është i gatshëm të qendrojë me ju (përmes bujarisë, bashkëpunimit, besueshmërisë, etj.), ju duhet të favorizoni këtë të fundit. Ngrohtësia, në krahasim me kompetencën, ka një vlerë më të lartë afatgjatë.
Dashuria është investimi i vërtetë. Të bashkosh duart me partnerin financiarisht për të arritur një qëllim mund të jetë një vendim i zgjuar dhe përfundimisht shpërblyes. Megjithatë, partneri nuk duhet të jetë mjet për suksesin tuaj, por ai me të cilin ndani lulëzimin e përbashkët.
Lumturia jep dividentë. Është e mençur të jesh në një marrëdhënie ku të dy partnerët janë, para së gjithash, të lumtur me njëri-tjetrin dhe nxjerrin emocione pozitive për njëri-tjetrin, pasi emocionet pozitive janë të lidhura fort me krijimin e pasurisë (Travers, 2023).
Mund të themi se megjithëse stabiliteti financiar është i lidhur me mirëqenien emocionale, martesa vetëm për pasuri mund të çojë në probleme, pakënaqësi ose shqetësime emocionale.

Një proverb pohon: “Kur dashuria varet nga diçka [e jashtme ndaj dashurisë], dhe kjo gjë mbaron, edhe dashuria mbaron. Por nëse dashuria nuk varet nga diçka e tillë, dashuria nuk do të ketë një fund.”


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]