Edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka prezantuar të gjithë artistët që konkurrojnë këte vit në festival, mes tyre artistë të afirmuar dhe artistë të rinj.
Ndryshe nga vitet e kaluar, Festivali i 61-të i Këngës në RTSH vjen me një risi lidhur me këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, fituesi i së cilës do të zgjidhet me votat e publikut.
Sondazhi publik e nxjerrë bindshëm si fituese Albina Kelmendin & Familja me 53% të votave.
Madje familja pejane ka marrë vota të vetëm sa tërë garuesit së bashku. 53% e publikut besojnë në fitoren e Albinës, ndërsa Elsa Lila është në rënditje me distancë të largët, vetëm 16%, kurse Fifi ka 21%. Kënga e Albinës me familje është larg e para edhe në Youtube.
Plot 317 mijë klikime ka marrë kënga në Youtube dy ditë pas publikimit.