Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dukagjin Lipa ndër baballarët më të pashëm të yjeve

nga Revista Kosovarja

Dukagjin Lipa bën pjesë në artikullin ku shkruhet për baballarët më të pashëm.

Mbi artikull

E përditshmja britanike The Sun ka shkruar një artikull të gjatë për baballarët e të famshmëve, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Babai i këngëtares, Perrie Edvard, babai i prezantueses së famshme Holly Willoughby, babai i modeles Molly-Mae Hague dhe ai i Heidi Klumit, cilësohen si baballarët më atraktivë të famshmëve.

Kësaj liste iu shtua edhe babai i këngëtares Dua Lipa, Dukagjini.

Moneytizer Paragrafi 4

“Babai i Dua Lipës është ‘më i nxehtë se ferri’”, shkruan në arikull ku babait të Duas i drejtohen me këto fjalë duke iu referuar këngës së saj “Hotter than hell”.

“Kur bëhet fjalë për babanë e një personi të famshëm që fansat çmenden pas tij, askush nuk e ka menaxhuar atë ashtu si babai i Dua Lipës, Dukagjini, 51 vjeç, i cili vodhi për herë vëmendjen në shfaqjen e BRIT Awards vitin e kaluar. Në fakt, joshja e tij fillimisht u vu re nga prezantuesi i Brits, Jack Whitehall – i cili me mirësi e theksoi atë në pjesën tjetër të botës”, thuhet në artikull.

Në fakt Jack ishte gjatë një interviste me Duan u ndal paksa tek Dukagjini.

“Ai është babai më i lezetshëm. Shikoni Dukagjinin! A mund të kthejmë kamerat nga ky djalë?”, ishin fjalët që e bënë atë të buzëqeshë dhe ta marrë gjithë vëmendjen në atë moment

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]