Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dumoshi: Kosova duhet të përfaqësohet në botë me diplomacinë e saj kulturore

nga Revista Kosovarja

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim Ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, me të cilën kanë diskutuar për bashkërendimin e hapave konkretë për diplomacinë kulturore të Kosovës dhe bashkëpunimin e dy ministrive në këtë fushë.

Mbi artikull

Në kuadër të takimit u bisedua për nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit për diplomatët kulturorë të cilët do të vendosen nëpër misionet diplomatike të Kosovës në shtetet e ndryshme të botës, gjë për të cilën u vendos që të nënshkruhet ditëve në vijim.

Ministrja Vlora Dumoshi vlerësoi se identifikimi dhe caktimi i figurave të duhura e të rëndësishme për diplomatë kulturorë të Kosovës është jashtëzakonisht hap i nevojshëm, pasi që Kosova duhet të ketë përfaqësim me dinjitet të kulturës dhe vlerave të saj, në shtetet tjera të botës.

Ministrja Dumoshi Dumoshi tha se Kosovës i duhet të prezantojë pikat e saj të forta të kulturës e trashëgimisë në qendrat kryesore të Evropës dhe Botës duke ndikuar kësisoj në fuqizimin dhe thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me shtetet tjera si dhe forcimin e mëtejmë të imazhit të shtetit tonë.

Moneytizer Paragrafi 4

Të dy ministret u pajtuan që Kosova e ka të domosdoshme që të ketë një përfaqësim sa më të suksesshëm të diplomacisë kulturore në shtetet më të fuqishme të botës, të cilat janë qendra të vendimmarrjes botërore.

Në takim u diskutua edhe për bashkërendimin e veprimeve për anëtarësimin e Kosovës në organizatat e ndryshme botërore si në UNESCO, Eurimages, e organizatat e tjera që janë të dobishme për fuqizimin e kulturës dhe trashëgimisë tonë në arenën ndërkombëtare në kuadër të diplomacisë së jashtme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]