Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dumoshi për vdekjen e gazetarit Misini: Një dritë u shua, me mallëngjim për të punuar për vendin

nga Revista Kosovarja

Gjatë mbrëmjes së sotme ka ndërruar jetë gazetari Radio Kosovës, Nazmi Misini.

Mbi artikull

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet e saja, duke e cilësuar Misinin si një dritë tjetër që ju shua vendit.

Më poshtë gjeni statusin e saj të plotë:

Prehu në paqe Profesor!

Moneytizer Paragrafi 4

Ishe dhe do kujtohesh përherë si mbështetës besnik i dijes për gjenerata të tëra. Sinonim i pavdekshëm i arsimit.

“E nderuar ministre po të shkruaj, sëmundja më ka pru në atë gjendje që nuk mundem të ecë në këmbet e mia, kam mall që nuk u takuam per te te uruar personalisht, të përqafoj miqësisht nxenesen time. Amanetin e forte mbaje me vete:

Puno fort për vendin!”

Fjalët e fundit që më përcolli Prof. Nazmi Misini ishin këto. Të faleminderit Profesor!

Një dritë u shua, me mallëngjim për të punuar për vendin.

Amanetin do ta jetësoj për ju!

Dheu i Kosovës të qoftë i lehte, që shumë e dashte!

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]