Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dy aktivistët klimatikë nga Britania: Ngecëm në Kosovë, ndjehemi si në shtëpi

nga Revista Kosovarja

Mijëra personave nëpër botë iu është pamundësuar lëvizja e lirë për shkak të mbylljeve të papritura të kufijve si pasojë e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Mbi artikull

Shumë prej tyre kanë arritur që ta gjejnë rrugën e tyre për t’u kthyer në shtëpi, por jo edhe dy aktivistë klimatikë nga Britania e Madhe që qëlluan në Kosovë kur u mbyllën kufijtë.

Rosie Watson dhe Mike Elm ishin dukë bërë një udhëtim ndër-kontinental me biçikletë, kur autoritetet kosovare vendosën t’i mbyllin të gjithë kufijtë tokësorë dhe ajrorë në mes të muajit mars si masë preventive ndaj përhapjes së coronavirusit.

“Ky ishte fundi i udhëtimit për momentin. Kjo ndodhi tetë javë më parë”, ka thënë dyshja në një intervistë të drejtpërdrejtë për Euronews, transmeton Klan Kosova.

Moneytizer Paragrafi 4

Të dy ata kanë shfrytëzuar kohën e tyre në Prizren duke shkruar në lidhje me udhëtimin në bloget e tyre.

Menaxheri i hostelit iu ka dhënë leje atyre të qëndrojnë për aq kohë sa kanë nevojë.

“Ne jemi vërtetë të mirëpritur këtu dhe ndjehemi sikur në shtëpinë tonë”, thanë ata.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/