fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Dy dorëheqje brenda ditës: LDK-ja “tronditet” nga largimet në strukturat e larta

nga Revista Kosovarja
3 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Dita e martë e 14 marsit e ka gjetur Lidhjen Demokratike të Kosovës të pambuluar në dy funksione të larta zyrtare: atë të njërës pozitë të nënkryetarit dhe të zyrtares për media.

Këto pozita kanë mbetur vakante për shkak të dy dorëheqjeve të njoftuara publikisht sot.

Sibel Halimi, që ushtronte funksionin e zëdhënëses dhe Shqipe Mjekiqi, ish-nënkryetare partisë, kanë dhënë dorëheqje nga postet që mbanin në LDK.

Ato e kanë braktisur LDK-në dhe Lumir Abdixhikun, liderin e ri të partisë që u kishte besuar atyre dy pozita të larta në strukturat partiake, dy vjet pasi ishin prezantuar si të përzgjedhurat e kryetarit në procesin e reformimit të Lidhjes Demokratike.

Mjekiqi ishte emëruar nënkryetare e LDK-së më 20 mars 2021.

Në atë kohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e kishte cilësuar aderimin e Mjekiqit si “motiv i aktivizimit politik për të rinjtë dhe të rejat” e vendit tonë.

Dy vjet më vonë, Mjekiqi është larguar pa e bërë të ditur motivin.

Dorëheqjet e tyre ndërlidhen me pakënaqësitë e brendshme në partinë e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, lideri i ri i partisë, ka marrë vesh Paparaci nga burime të afërta me Lidhjen Demokratike.

Në letrën e dorëheqjes, ajo është shprehur se do vazhdojë “të kontribuojë në zhvillimet politike në vend duke mbetur anëtare e devotshme e LDK-së”.

“Këtë muaj bëhen dy vjet nga zgjedhja ime në strukturat udhëheqëse të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e plot 17 vjet angazhimi për LDK-në. Siç e dini, zgjedhja ime u bë në një kohë mjaft të vështirë, atëherë kur partia kishte marrë vetëm 13 për qind të votave në zgjedhjet e shkurtit”, ka thënë ajo.

Më parë, Mjekiqi ka shërbyer si këshilltare e ish-presidentit Fatmir Sejdiu dhe, për një kohë të shkurtër edhe si pjesë e kabinetit të ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.

Pas dorëheqjes së Mjekiqit, Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet pa asnjë grua në funksionin e nënkryetarit. Tre nënkryetarët e tjerë të partisë janë Anton Quni, Gazmend Muhaxheri dhe Lutfi Haziri.

Ndërkaq, Sibel Halimi, një sociologe nga Ferizaj, ishte anëtarësuar në LDK më 21 mars 2021 dhe ishte prezantuar me admirim nga kryetari Abdixhiku.

Në korrik të vitit 2021, asaj i ishte besuar nga partia kandidatura për kryetare të Ferizajt. Në këtë garë zgjedhore, Halimi kishte dal e treta me 4.557 vota të fituara, ose 9,36%.

Para dhe pas garës zgjedhore, Halimi kishte mbajtur tërë kohës funksionin e zëdhënëses së partisë.


Etiketa: LDK-ja

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Kurti merr thirrje nga Amerika, pajtohet për zgjedhje të reja

3 orë më parë
Aktuale

1000 vjet në dy minuta: Gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

3 orë më parë
Aktuale

Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri

3 orë më parë
Aktuale

“Hotel Continental” hoteli ikonik i Ulqinit me pamje kah deti e Kalaja – vendi i eksperiencave të paharruara

5 orë më parë
Aktuale

Osmani takohet me Vuçiqin, thotë se nuk është i interesuar për zgjidhje e as për paqe

5 orë më parë
Aktuale

Kurti përkujton fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës: Plagët janë të njoma

8 orë më parë
Postimi tjetër

Jo ujë - por ja çfarë duhet të pini pasi hani ushqim djegës

Siguria e fëmijëve, në disa rrugë në kryeqytet do të ndalohet qarkullimi i mjeteve motorike

Arjola Demiri “nuse” në të zeza

TË FUNDIT

Çiftet e lumtura grinden, por e dinë një rregull që e mban martesën e tyre të sigurt

17 minuta më parë

Një studim i gjerë amerikan u përpoq t’i gjente një përgjigje pyetjes – si grinden njerëzit që janë në martesa...

Si ta bëni partnerin tuaj të hapet më shumë me ju?

31 minuta më parë

Burrat zakonisht nuk kanë dëshirë që të hapen shumë sa i përketë ndjenjave të tyre. Por, sipas ekspertëve të lidhjeve...

Diferenca ideale në moshë që një marrëdhënie të zgjasë

47 minuta më parë

Hulumtimi i ri thotë se diferenca në moshë mund të përcaktojë jetëgjatësinë e marrëdhënies suaj dhe sa më e madhe...

Horoskopi ditor, e premte 2 qershor 2023

1 orë më parë

Dashi Tani ju mund të merrni me të vërtetë zhytjen që keni qenë duke u përpjekur të bëni për një...

Ja si kush po mundohet të duket Rina Balaj

2 orë më parë

Këngëtarja Rina Balaj njihet për stilin e saj me flokë të kuqe. Por, së fundmi në po këtë ngjyrë, artistja...

Xhuli ngacmon imagjinatën e ndjekësve në imazhet e reja

2 orë më parë

Juliana Nura po vazhdon të merr vëmendje në rrjetet sociale, ku është aktive çdo ditë. Së fundmi, ka postuar foto...

MË TË LEXUARAT

Alban Skenderaj bën shkrimin emocionues në festën e abetares të vajzës Ameli

Momente nga dasma e synetisë së nipit të Shyhrete Behlulit

Kurti shkon në Bratisllavë përkundër trazirave në veri

Dea Mishel: Me Kristin kemi kimi, do përpiqem ta zbus se është i rreptë

Fansat urdhërojnë Taylor Swift të ndahet nga i dashuri i ri

Si ta bëni partnerin tuaj të hapet më shumë me ju?

Georgina Rodriguez shfaqet plot elegancë në Kanë teksa merr pjesë në “amfAR Gala”

Pjesëmarrje masive e serbëve në Zveçan, KFOR siguron objektin e komunës me tela gjemborë

Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën

Ky është parashikimi i motit për këtë javë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist