Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Drenas, ndërkaq deri te përleshja fizike ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve familjare.
Si pasojë e kësaj, katër persona kanë përfunduar në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore.
“Drenas 14.04.2021-20:25. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që dyshohet se të njëjtat, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare kanë ushtruar dhunë brenda familjes. Si pasojë, lëndime kanë pësuar katër persona. Të gjithë të lënduarit, kanë pranuar tretman mjekësor, dhe pastaj janë liruar”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.
Pas intervistimit të të dëmtuarve, në konsultim me prokurorin, dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.
“Palët janë intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së, dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, (dy) të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.