7
Sezona e verës është shumë e ngarkuar për këngëtarët shqiptarë, të cilët marrin pjesë në shumë festa familjare dhe ngjarje të ndryshme. Mes tyre janë edhe Leotrim dhe Leonora Ademaj.
Vëlla e motër, të cilët gjatë rrugës për në një dasmë u përfshën në një aksident, shkruan “Kosovarja”.
Fatmirësisht pa asnjë lëndim serioz në trup, ata ndanë ngjarjen me ndjekësit e tyre përmes një postimi në TikTok.
Megjithatë kjo nuk i ndali aspak gjatë asaj mbrëmje, Leotrim dhe Leonora performuan me energji të madhe, duke ndezur atmosferën si çdo herë.