fbpx

Dy komuna zvicerane miratuan pagën minimale

nga Revista Kosovarja

Votuesit në qytetet e Cyrihut dhe Winterthur (gjithashtu në kantonin e Cyrihut) votuan me një shumicë të madhe në favor të pagës minimale në nivel komunal – hera e parë që paga minimale pranohej në nivel komunal dhe jo kantonal.

Në Cyrih, 69 për qind e votuesve miratuan pagën minimale prej 23,90 franga në orë, ndërsa në Winterthur paga do të vendoset në 23 franga/orë, pasi 65 për qind e votuesve e pranuan propozimin.

Të dy qytetet do të bashkohen me kantonet e Gjenevës, Basel-City, Neuchâtel, Jura dhe Ticino në futjen e pagës minimale.

Gjeneva, ndërkohë, bëhet kantoni i parë që përfshin në Kushtetutën e saj të drejtën për furnizim të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm me ushqim për çdo banor.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]