Dy ministra të Edi Ramës në ceremoninë e varrimit të policit hero
Taulant Balla, ministër i Punëve të Brendshme në Shqipëri dhe ministri i Jashtëm Igli Hasani, kanë arritur në Samadrexhe të Vushtrrisë për varrimin e policit hero Afrim Bunjaku.
Njerëz të shumtë janë mbledhur për ceremoninë e varrimit të rreshterit Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës në Veri.
Në mesin e shumë të pranishmëve janë të paktën edhe dy ministrat e Ramës, Balla e Hasani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur “Hero i Kosovës” policin e vrarë dje në Banjskë të Zveçanit, rreshterin Afrim Bunjaku.
Presidentja Osmani i ka ndarë çmimin “Hero i Kosovës” familjes së policit.