Këngëtari i njohur, Yll Limani, dy muaj më parë bëri të ditur se maçoku i tij, Loku, ishte sulmuar nga tetë qenë endacak me ç’rast edhe kishte ngordhur.
Ngjarja ndodhi në oborrin e shtëpisë së tij, ndonëse në bazë të përshkrimit tregoi se ka qenë tejet i lidhur me të.
Ai ndau historinë me ndjekësit në Instagram dhe u bëri thirrje urgjente institucioneve, duke shtuar se çfarë nëse në një rast të tillë do bëhej fjalë për një fëmijë, apo familjarë të tij.
E dy muaj më vonë, krijuesi i hitit “Qaj” njofton se është bërë me maçok të ri.
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në InstaStory, teksa ka prezantuar edhe maçokun e ri që është i ngjashëm me atë që kishte.
“Njihuni me Yukin”, ka shkruar ai.