Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dy pacientë në gjendje të rëndë në Klinikën Infektive

nga Revista Kosovarja

Klinika Infektive e QKUK-së njoftoi se edhe dy pacientë të tjerë me COVID-19 janë në gjende të rënduar dhe me respiratorë, ndërsa dy raste janë në mjekim intensiv.

Mbi artikull

“Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot me datë 6 prill 2020 janë të hospitalizuar gjithsej 47 pacientë me Covid-19, derisa klinika është në pritje të rezultateve edhe për 2 raste të tjera, derisa gjithsej 6 raste kanë rezultuar negative në Covid-19.

Gjendja e pacientëve është si vijon:

Nga 47 pacientët e infektuar me Covid 19:

Moneytizer Paragrafi 4

• 40 pacientë janë në gjendje stabile,

• 5 pacientë kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive

• Në mjekimin intensiv janë në gjendje të rëndë dhe në ventilim mekanik dy pacientë”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu:
Shënohen edhe dy viktima nga coronavirusi, shkon në tre numri i të vdekurve në Kosovë
Shënohen edhe dy viktima nga coronavirusi, shkon në tre numri i të vdekurve në Kosovë
Nga njoftimi paraprak, është bërë e ditur se, sot më 06 prill, në Klinikën Infektive në Repartin e Mjekimit Intensiv kanë ndërruar jetë dy pacientë me Covid 19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor, përpos 4 infermiereve të infektuara më parë të cilat janë në gjendje të mirë shëndetësore; tri infermiere janë të hospitalizuara në klinikë, ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]