Sot u shënua edhe viktima e 32-të nga koronavirusi në Kosovë me vdekjen e 71 vjeçarit nga Prizreni.
Vetëm sot në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 32 raste me Covid-19, 12 prej të cilëve janë në terapi intensive, ndërsa 2 në gjendje të rëndë.
Ndërkaq, 18 pacientë qëndrojnë stabilë me shëndet.
Mbrëmë IKPSHK njëkohësisht me numrin alarmant të infeksioneve, 58 raste në gjithë Kosovën, bëri thirrje te qytetarët që të mos relaksohen sepse rreziku ende është i madh.
Në anën tjetër, gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë regjistruar edhe 58 raste të reja me koronavirus.
Institucionet shëndetësore dhe udhëheqëse të vendit janë alarmuar, deri në atë pikë ku është paralajmëruar se nëse qytetarët vazhdojnë me mosrespektimin e masave mbrojtëse atëherë mund të kthehen masat e detyrueshme të izolimit.
