fbpx

Dy sulme fizike ndaj mantel bardhëve në Prizren e Pejë, reagon FSSHK-ja: Dënojmë çdo akt apo formë të dhunës

nga Revista Kosovarja

Pas dy incidenteve, respektivisht sulmeve fizike ndaj profesionistëve shëndetësor brenda javës, njëri në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren dhe i fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ka reaguar Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

FSSHK përmes një reagimi për media ka dënuar çdo akt apo formë të dhunës, e në veçanti, dhunën fizike e cila është kthyer në një fenomen ndaj mantel bardhëve.

Gjithashtu FSSHK ka kërkuar nga organet e rendit dhe të sigurisë që të gjitha këto sulme dhe kryerësit e tyre të nxirren para drejtësisë, si dhe ndaj tyre të shqiptohen masa në përputhje me legjislacionin penal.

“Sulmi ndaj mantel bardhëve është sulm ndaj shtetit, është i dënueshëm dhe i pa kompromis”, thuhet në reagim.
Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se mantel bardhët të gjithë pa dallim janë maksimalisht të përkushtuar dhe të përgatitur profesionalisht në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit, duke punuar edhe në kushte jo shumë të favorshme, të cilat janë edhe njëra nga arsyet e shpërthimit të dhunës nga ana e pacientëve qytetar të këtij vendi.

FSSHK kërkon nga Ministria e Shëndetësisë,SHSKUK dhe Komunat që sigurinë në vendin e punës për punëtorët shëndetësor ta trajtojnë me prioritet dhe jo vetëm me deklarime publike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]